Helidon Bushati Shkodër

Helidon Bushati, është diplomuar pranë Universitetit “Mediterrane Marseille II” dhe Institutit të Studimeve Politike, Aix en Provence, France. Është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike, Universiteti i Padovas, Itali, në “Marrëdhënie Ndërkombëtare”. Ka kryer studimet pasuniversitare në nivelin Master për Karrierë Diplomatike dhe Funksionet Ndërkombëtare, në Universitetin e Padovas, Itali.
Gjatë karrierës së tij profesionale,ka punuar si Konsulent në Qendrën Kombëtare të Trajnimit dhe Asistencës Teknike, Tiranë. Ka qenë Pedagog i Jashtëm pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës dhe Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”, Tiranë. Më pas ka punuar si specialist i politikave dhe strategjisë, në Agjencinë e Nxitjes së Investimeve të Huaja, Shef i Sektorit të Eksporteve në Agjencinë Shqiptare të Biznesit dhe Investimeve (ALBINVEST), Drejtor për Administrimin e Pronës Publikë, në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Drejtor i Përgjithshëm i Burimeve dhe Modernizimit, në Ministri të Mbrojtjes. Nga muaji prill 2013 e në vazhdim është Drejtor i Përgjithshëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Është kandidat për Deputet i Partisë Demokratike në Qarkun Shkodër.
Helidon Bushati ka lindur në Shkodër.