Sokol Olldashi Fier

Sokol Olldashi, është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Drejtësisë. Gjatë karrierës së tij profesionale ka punuar si gazetar, zv/kryeredaktor, kryeredaktor respektivisht në ATSH, gazetën “Albania” dhe televzionin ATN në vitet 1996-2001. Është njohës i mirë i gjuhëve të huaja : Anglisht dhe Italisht. Veprimtaria politike fillon me postin e Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, të Kryetarit të Partisë Demokratike të Tiranës. Është zgjedhur Deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë në Legjislaturën e XVI, XVII, XVIII për Qarkun e Fierit. Në vitet 2005-2007 ka mbajtur postin e Ministrit të Brendshëm. Në vitet 2007 e në vazhdim postin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit. Është kandidat për deputet i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit.

Sokol Olldashi ka lindur në Fier, është i martuar dhe ka dy fëmijë.